Silvio Berlusconi duket se është i gatshëm por një tjetër rikthim në politikën aktive të Italisë. Ish kryeministri italian, duket se është frymëzuar nga rezultati në rajonin e Siçilisë, ku koalicioni që ai mbështeti, arriti të fitojë zgjedhjet.

Vota në ishullin italian është konsideruar edhe si një provë vendimtare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. Karriera politike e politikanit miliarder ka qenë e shoqëruar nga skandale të shumta, brenda dhe jashtë qeverisë.

Berlusconi u përjashtua nga politika 4 vite më përpara, si rrjedhojë e një dënimi për mashtrim tatimor, ndërsa aktualisht nuk i lejohet që të shërbejë në zyra publike. Silvio Berlusconi po përpiqet të rrëzojë këtë vendim para zgjedhjeve të 2018-ës, ndërsa çështja e tij pritet të shqyrtohet në fund të këtij viti nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Artikulli paraprakSULMI NË TEKSAS, FORCA AJRORE AMERIKANE HETON DËSHTIMIN E SAJ
Artikulli tjetërNGA MJEKËT TE MËSUESIT, ZBARDHET RRITJA E RE E PAGAVE