Forca ajrore amerikane tha se po heton dështimin e mundshëm të saj për të futur informacione në databazën kombëtare në lidhje me historinë kriminale të sulmuesit të kishës në Teksas, Devin Patrick Kelley, shkruan BBC. Kelley, ish-pjesëtar i forcës ajrore, është akuzuar nga gjykata për dhunë familjare në vitin 2012 dhe është ndaluar nga posedimi ose blerja e armëve.

Por, vitin e kaluar, ai e ka blerë armën me të cilën e ka kryer sulmin e së dielës në një kishë jashtë qytetit San Antonio. Ai ka vrarë 26 veta dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Më pas, është gjetur i vdekur në makinën e tij. Policia ka thënë se ai mund të ketë vdekur nga vetëplagosja me armë zjarri, pasi është ndjekur nga kalimtarë të armatosur.

Artikulli paraprakTE PËRNDJEKURIT DHE POLITIKA SHQIPTARE
Artikulli tjetërSILVIO BERLUSCONI PËRGATITET TË RIKTHEHET NË POLITIKË