Kryeministri Edi Rama gjatë forumit të biznesit Itali-Shqipëri që po zhvillohet në Tiranë u ka bërë thirrje investitorëve italianë që vijnë në Shqipëri sepse ka shumë avantazhe duke nisur nga taksat që janë më të ulëta. ‘Ne jemi shumë mirënjohës për praninë e të gjithëve, që kanë ardhur në këtë mision shumë të madh. Janë 20 mld euro në këtë sallë, është e pabesueshme për këtë vend, shpresoj shumë që ndonjë euro të mbetet në Shqipëri në formën e investimeve edhe sepse Shqipëria është një vend, që jo vetëm rritet, por italianët ndodhen në shtëpinë e tyre. Jemi italianë me të gjitha vlerat dhe të metat, nuk kemi të njëjtën histori, por jemi Italia e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të parë dhe bërë dhe fituar.

Shqipëria garanton të gjitha, ka një mënyrë të qeni dhe jetuari që ngjan si dy pika uji me tuajën në Itali, me avantazhin se taksat dhe burokracia janë shumë të ulëta. Janë dy gjëra që e bëjnë shumë vuajë. Vendi ka shumë potenciale, në energji, naftë, minerale, bujqësi, por edhe sektorin agro-ushqimor. Ju ftoj të investoni edhe në turizëm, aplitur po bën një shumë të madhe. Kemi përgatitur edhe një legjislacion shumë tërheqës për turizmin” deklaroi Rama. Në vendin tonë kanë ardhur 200 sipërmarrje italiane në kuadër të forumit të biznesit Itali-Shqipëri.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NË VELIPOJË, BANORËT: PAMË TMERR ME SY, NËNA KËRKONTE DJALIN
Artikulli tjetërXHAFAJ: PAS POLICISË, NË VETTING POLITIKA,PROCESI TË NISË NGA UNË