Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 445 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Asnjë humbje jete dhe 34 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 445 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 26 qytetarë, në këto bashki:
14 në Tiranë, 7 në Fier, 2 në Shkodër, nga 1 qytetar në Durrës, Himarë, Përmet.

Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,125 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakEKSPOZOHET NË KRYEMINISTRI TROFEU I KUPËS SË BOTËS, JA ÇFARË THOTË KRYEMINISTRI RAMA
Artikulli tjetërSHTYHET PROCESI I VOTIMIT PËR KRYETARIN E RI TË PD, JA DERI NË ÇFARË ORARI DO TË VOTOJNË DEMOKRATËT