Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 343 raste të reja me koronavirus nga 3,696 testime të kryera. Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për 2 qytetarë nga Tirana 66 dhe 76 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin raportohet se janë 5,173 raste aktive me COVID ndërsa 333 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,263 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakDO FUSTE DROGË TE BABAI NË BURG, POLICIA I GJEN 50 GR KOKAINË 9-VJEÇARES! ISHTE FSHEHUR NË TULLUMBACE
Artikulli tjetërHYSAJ MUNGON NGA DËMTIMI, STRAKOSHA TITULLAR, LAZIO MERR FITOREN E DYTË RADHAZI