Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2400 Ha.

Deri në këto momente, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.

Në Obot nuk mund të kalohet me mjetet e larta të ushtrisë.Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 290 ha tokë e përmbytur Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë .Qyteti Shkodër: Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 60 ha.

Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment prej 10 metrash ka vështirësi kalimi.

Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Bashkia kerkon një kamion ushtrie për shpërndarjen e ndihmave në terren.

Nga ana tjetër, si dhe të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit, por akoma nuk ka marre nje pergjigje zyrtare.

Artikulli paraprakKËRCËNOHET SËRISH MINISTRI I JASHTËM GREK, I DËRGOHET NË ZARF NJË FISHEK MITRALOZI
Artikulli tjetërOSHEE-SË I KANË BORXH GJYSMË MLD EURO, REKORDIN E MBAN SHTETI