Gjatë 24 orëe të fundit kanë kaluar pikën kufitare të Muriqanit rreth 7 mijë persona, ku prej tyre me pak se 2000 shtetas shqiptarë. Krahasuar me fluksin e lëvizjeve të një jave më parë ku shifrat kanë qenë të shumëfsishuara, duket se zgjedhjet vendore të 30 qershorit kanë bërë që shqiptarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Sipas informacioneve zyrtare vetëm 757 shqiptarë kanë hyrë dhe 1040 kanë dalë të premeten e 28 qershorit. Ndërkohë, shtetas të huaj të cilët kanë hyrë në territorin shqiptar janë 2156 ndërsa kanë dalë 3157, ku lista kryesohet nga kosovarë të cilët kalojnë pushimet në bregdatin e Malit të Zi. Rreth 650 mjete shqiptare kanë hyrë dhe kaën dalë nga pika kufitare e Muriqanit, ndërkohë që për automjetet e huaja statistikat tregojnë një dyfishim lëvizjeve, me rreth 1500 automjete.

Me fillimin e sezonit veror, fluksi I hyrjeve dhe daljeve nga pika kufitare e Muriqanit është rritur ku rradha e makinave kalon mbi 1 km. me fillimin e muajit korrik dhe stabilizimin e situatës politike, burime pranë Doganës Muriqan presin që fluksi I lëvizjeve në këtë pik kufittare të disa fishohet.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHEFI I RRUGORES:DY VITET E FUNDIT MË PAK AKSIDENTE
Artikulli tjetër“DËSHMOJ’’, LIBRI I SHKRUAR ME LOTË