Aksidentet me pasoja tragjike në qarkun e Shkodrës kanë një tendencë në rënie gjatë dy viteve të fundit, kjo referuar statistikave nga policia vendore e Shkodrës. Shefi i qarkullimit rrugor në drejtorinë vendore të policisë Valmir Nikolli thotë se të dhënat flasin për më pak aksidente, kjo sipas tij ka ardhur si pasojë e ndërgjegjësimit të vetë shoferëve

Në sezonin veror ndër akset më të rrezikshme është rruga e Velipojës, sidomos me rikonstruksionin e saj, shoferët duhet të bëjnë kundes të ulin shpejtësinë. Nikolli ka një apel për udhëtarët e kësaj rruge që të shmangin pijet alkoolike dhe të bëjnë kundes në parakalime

Për Nikollin ka një sërë faktorësh që ndikojnë në aksidentet rrugore dhe kryesisht nëse drejtuesit e mjeteve janë nën efektin e alkoolit.

Artikulli paraprakPS DËNON SHPËRTHIMIN E DERËS TEK PALLATI I SPORTIT
Artikulli tjetërSITUATA POLITIKE, HYRJE TË PAKTA NË KUFI