Në telefonin e një gazetari në Greqi u gjend aplikacioni i përgjimit, Predator. Kush është përgjegjës për këtë? Gjurmët të çojnë në qarqet më të larta greke.

“Thanas a je marrë ndonjëherë me këtë temë?” Këtë mesazh të shkurtër dhe një link mori gazetari investigav për financat, Thanasis Koukakis më 12 korrik 2021 në celularin e tij. Dërguesi ishte i panjohur. Për gazetarët është diçka e zakonshme të marrin informacione nga të panjohur, që me raste hedhin dritë mbi zhvillime të caktuara. Prandaj Koukakis e klikoi linkun dhe i lejoi me këtë softuerit Predator padashur të përgjojë telefonin e tij. Predator është një program që është zhvilluar nga start-up maqedonasverior. Cytrox ofron aplikacioni përgjimi jo me porosi të qeverive, por i ofron në treg të lirë. Një faqe interneti në SHBA që Crunchbase që mbledh informacione për start-up dhe sipërmarrje e përshkruan Cytrox si një sipërmarrje fitimprurëse që “u ofron qeverive zgjidhje operative për dizajn, administrim dhe implementimin e cyber-inteligjencës dhe teknologjisë inovative për mbledhjen e informacionit në aparatura të caktuara dhe clouds.”

Artikulli paraprakLAMTUMIRË “TOMKË”! NDËRRON JETË NË MOSHËN 57-VJEÇARE AKTORI I NJOHUR ENEA ZHEGU
Artikulli tjetërOPERACIONI PËR DROGË NË DUKAGJIN, PËRVEÇ EFEKTIVIT QË RA NË HUMNERË, I PLAGOSUR EDHE NJË KOLEG I TIJ! POLICIA S’E RAPORTOI, AMBASADA E SHBA-SË E ‘NXJERR ZBULUAR’