Rrok Frroku, 54 vjeç nuk ka qenë efektivi i vetëm i cili ra mbeti i plagosur gjatë operacionit për kërkimet e parcelave të kanabisit në zonat e thella të Dukagjinit. I plagosur ka mbetur  edhe një polic tjetër, i cili gjatë tentativës për t’i ardhur në ndihmë kolegut të tij, ka mbetur i lënduar edhe vetë. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga ambasada e SHBA-së, e cila teksa pasqyron ndihmën e dhënë nga helikopteri i KFOR, sqaron se drejt spitalit të Traumës janë shoqëruar 2 policë shqiptar dhe jo vetëm Rrok Frroku, siç Policia e raportoi në njoftimin e saj.

“Pas një kërkese për ndihmë nga autoritetet shqiptare për evakuimin mjekësor të dy policëve shqiptarë, të cilët pësuan një aksident të rëndë në një rajon malor në veri të Shqipërisë, Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dërgoi në vendin e aksidentit një helikopter Black Haëk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it. Ekuipazhi mjekësor i evakuimit, me ndihmën performancës së lartë të helikopterit Black Haëk në shpëtimin me ngritje, nxori në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë dhe më pas u dha ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit, personeli i plagosur është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore”, shkruan ambasada e SHBA-së.

Artikulli paraprakSKANDAL/ “DW”: QEVERIA GREKE PËRGJON GAZETARËT, USHTRINË, DIPLOMATËT E POLITIKANËT? ÇFARË IU ZBULUA NË CELULARIN E GAZETARIT
Artikulli tjetër“ËSHTË JASHTËZAKONISHT E VËSHTIRË”, ZELENSKY: PRESIM LAJME TË MIRA NGA ALEATËT, DO NA OFROJNË ARMËT E DUHURA