Një incident ka ndodhur në emisionin “It’s my love”, në Kosovë, ku dy nga konkurrentët janë rrahur me njëra tjetrën.

Ina dhe Albana, të cilat edhe ishin të ulura afër njëra-tjetrës, për një moment filluan ta sulmojnë njëra-tjetrën gjatë emisionit.

E gjithë kjo ndodhi pasi një debat ku Albana kërkonte nga Ina që të mos flasë më, ajo e fundit e revoltuar e përfundoi bisedën duke nisur sulmin fizik ndaj konkurrentes.

“Mshele”, dëgjohet duke thënë Albana.

“Kujt po i thu mshele?”, pyet Ina.

“Kujna je t’u i thanë mshele?”, vazhdoi Ina.

“Po mshele thash”, i është përgjigjur Albana.

Të dyja nisën të sulmojnë njëra-tjetrën për  arsye jo edhe aq të qarta.

Artikulli paraprak11 EFEKTIVË POLICIE REZULTUAN PËRDORUES DROGE, JA REAGIMI I TYRE:
Artikulli tjetërNGA CERTIFIKATAT E VAKSINIMIT DHE KATEGORITË QË PËRJASHTOHEN, HYJNË SOT NË FUQI MASAT E REJA KUNDËR COVID