Një skandal ka ndodhur në sistemin shëndetësor të Greqisë. Mësohet se disa mjekë jepnin receta të rreme duke dëmtuar Organizatën Kombëtare të Shëndetësisë. Sipas raportimeve në mediat greke, janë arrestuar 13 persona të cilët ishin pjesë e organizatës kriminale, mes të cilëve ‘truri’ dhe drejtuesit e kompanisë farmaceutike që nxirrnin fitime të mëdha nga shitja e paligjshme e ilaçeve.

Në dosjen e këtij grupi përfshihen 173 persona, duke përfshirë 49 mjekë publikë, 64 mjekë privatë, farmacistë dhe pacientë. Operacioni u shtri, në Atikë, Selanik, Janinë, Imathia, Etoloakarnani, Akai dhe Mesini.

Ndaj tyre është ngritur akuza për organizim kriminal, falsifikim, certifikata false mjekësore, ryshfet dhe ryshfet i punonjësit, vërtetim fals, falsifikim, mashtrim, ryshfet dhe korrupsion në sektorin privat dhe shkelje të ligjit për të dhënat personale.

Si funksiononte grupi?

Gjatë hetimit të çështjes rezultoi se grupi kishte krijuar një rrjet bashkëpunëtorësh mjekësh publikë e privatë dhe farmacistë, të cilët bënin receta të rreme të ilaçeve të kompanisë së tyre.

Në këtë mënyrë mjekët merrnin shuma përkatëse parash, përfitime të padrejta, ndërsa kompania fitoi nga shitja e preparateve të saj dhe farmacistët fituan nga shitja e recetave në farmacitë e tyre.

Çfarë u konfiskua

123.300 euro, 12 depozita, 54 pajisje elektronike portative, 5 thika, receta të përfunduara, 2,340 receta, lista të mjekëve të asociuar, 393 Formularë Recetash Mujore për mjekët dhe agjenda me shënime të shkruara me dorë.

Artikulli paraprakRËNIE TEMPERATURASH, STUHI E DËBORË NË ZONAT MALORE
Artikulli tjetërCIKLI I RI I EMIGRACIONIT, REMITANCAT ARRIJNË NË NIVELIN MË TË LARTË QË NGA 2009