Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi ka prezantuar një plan veprimi për mbajtjen nën kontroll të të gjithë qendrave jetimore në vend, pas skandaleve të fundit seksuale në Shkodër e Sarandë.

Klosi tha se do të vendosen kamera në këto institucione si dhe do ngrihet një Task Forcë për kontrollin e qendrave. Nga 175 qendrat publike dhe jo publike që ofrojnë shërbime shoqerore, 64 janë për fëmijë. Kjo Task-Forcë do të përbëhet nga: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Inspektoriati i Punës dhe Shërbimeve, Sherbimi Social Shtetëror, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, dhe eksperte nga shoqeria civile, nga organizata të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Task-Forca do të drejtohet nga Inspektoriati i Punës dhe Shërbimeve, dhe do të kryejë.   Kontroll të performancës në institucione, do te vleresojë cilësinë e punës së personelit, do të kryejë intervista me fëmijët, do të vlerësojë kushtet fizike të institucioneve, do të vlerësojë mekanizmat e denoncimit të dhunës, abuzimit dhe neglizhimit të fëmijëve. 

Artikulli paraprakPARALAJMËRIMI I TAHIRIT PËR POLICËT
Artikulli tjetërREFUGJATET, NISHANI: SHQIPERIA E GATESHME TE NDIHMOJE