Këshilla që ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka për studentët e rinj të policisë, është që të mos ndalin betejën e tyre edhe para pengesave që i vihen nga armiqtë e shumtë – siç u shpreh ai – që ka ky vend.

Gjatë ceremonisë për fillimin e Shkollës Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme, Tahiri nuk ju referuar në asnjë çast në mënyrë të drejtpërdrejtë, por në mënyrë të nënkuptuar deklarata e tij i adresohej opozitës shqiptare, e cila e ka sulmuar jo vetëm Policinë e Shtetit, por edhe ministrin si të lidhur me krimin, raporton Express. Tahiri zgjodhi t’i paralajmërojë studentët për atë se çfarë do i pres kur të dalin në detyrë. Sipas tij, ata duhet të dinë se do të jenë të sulmuar, do të jenë shënjestër e atyre që nuk e duan ligjin dhe drejtësinë. Tahiri tha se beteja më e madhe e Policisë së Shtetit mbetet me të shkuarën e cila mundohet që të pengojë reformimin e policisë së shtetit. “Shkolla nuk do të jetë e lehtë dhe ajo që vjen pas shkollës do jetë akoma më e vështirë. Krimi nuk është vetëm dhe nuk është e vetmja më e keqe. Ligji ka shumë armiq në këtë vend, e drejta po ashtu. Ka nga ata që s’duan rezultatet në polici. Ka nga ata që s’e duan Policinë e Shtetit. Ju duhet të jeni një skuadër, të luftoni ata që nuk duan ligjin në emër të qytetarëve që duan një Shqipëri të drejtë. Beteja jonë nuk është me korrupsionin, me rezistencën që bën paligjshmëria, është me të shkuarën që këto na i nxjerr para rrugës për të penguar reformimin e policisë së shtetit”, u shpreh ministri. Nga 5 mijë konkurrentë 300 janë studentë që sot nisin shkollën bazë të policisë për Patrullë të Përgjithshme Në ceremoninë e posaçme ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako i cili tha se motoja kryesore e uniformave blu është vendosmëria në luftën kundër kriminalitetin.

Artikulli paraprakREAGON SALIHI NDAJ DE BIASSI PËR “EURO 2016”
Artikulli tjetërSKANDALI NË JETIMORE, KLOSI URDHËRON NGRITJEN E TASK – FORCËS