Partia Demokratike Euroatlantike ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu pas skandalit tek Spitali Onkologjik. Përmes zëdhënëses, Mirela Karabina, Partia Demokratike Euroatlantike ka kërkuar nga SPAK të hetojë me themel abuzimet në shëndetësi. Në një deklaratë për media, Karabina tha se shëndetësia është sektori më jetik dhe se kjo qeveri e ka kthyer në vatër korrupsioni për të mbushur xhepat e saj.

“Edi Rama dhe Qeveria nuk mund të fshihet pas skandalin në Spitalin Onkologjik. Milionat e eurove që vidhen në tendera e koncesione korruptive do të mjaftonin për t’u ofruar qytetarëve shërbim shëndetësor kudo dhe pensionistëve për t’ua plotësuar nevojat me barna të rimbursueshme. Për të gjitha këto skandale në sistemin shëndetësor, inkurajojmë SPAK të hetojë me themel abuzimet që kryhen me jetën e shqiptarëve. I bëjmë thirrje publike Ministres së Shëndetësisë Albana Kociu, të japë dorëheqjen për këtë skadal me përmasave të rënda kriminale. Problemet serioze të sistemit shëndetësor dhe ndalja e abuzimit kërkojnë zgjidhje urgjente”, tha ajo.

Karabina ngriti shqetësimin se edhe pse shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve të shëndetësisë nga xhepi i tyre, skema e sigurimeve shëndetësore është drejt kolapsit.

“Sistemi shëndetësor sot gjendet në një situatë kritike, i keqmenaxhuar, nga një administratë jo efektive, drejtohet nga persona që spitalet apo qendrat shëndetësore i kanë parë vetëm si vizitorë. Institucionet nuk kryejnë misionin dhe nuk plotësojnë pritshmëritë e qytetarëve, por janë marrë më shumë me propagandë. Sistemi shëndetësor shqiptar është më i keqfinancuari në Rajon. Sot shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve të shëndetësisë nga xhepi i tyre, shumë kjo më e larta në Rajon dhe 4 herë më lartë se mesatarja e vendeve të BE-së. Skema e sigurimeve shëndetësore është drejt kolapsit, pasi nuk mbulon dot nevojat e sistemit shëndetësor, ku shumica e fondeve vijnë nga buxheti i shtetit, dhe e ngarkuar me pagesat për koncesionet ku vetëm gjatë vitit 2023 janë paguar 53 milion Euro”, tha ajo.

Artikulli paraprakREKTORI I RI GJURAJ: S’KA KOHË PËR FESTË, VETËM PUNË
Artikulli tjetërNISMA PËR NJOHJEN E KOSOVËS, PARLAMENTI SPANJOLL RRËZON KËRKESËN ME SHUMICË DËRRMUESE