Një sasi prej 1.6 ton mish është sekustruar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe është bllokuar aktiviteti tregtar. Mishi dhe nënproduktet e tij përpunoheshin në një bar kafe lloto të quajtur “Milita Dasic” në Tiranë.

AKU sqaron se ky biznes përpunonte ilegalisht mishin dhe nënproduktet në kushte të rënda higjeno-sanitare dhe të pa shoqëruara me etiketë.

Bëhet me dije gjithashtu se subjekti tregtar ishte i regjistruar për bar kafe lloto dhe jo për prodhim e përpunim mishi.

Gjatë inspektimit të AKU-së, u konstatua se i njëjti subjekt, disponon edhe një tjetër magazinë të regjistruar në QKL, me aktivitet “Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore”,

ku u gjendën produkte me afat përdorimi të kaluar (120 kg qofte, 48 kg shishqebap) si dhe 1342.8 kg mish dhe nën produktet e tij të me mungesë të plotë dokumentacioni.

Ndaj këtij subjekti, që përpunonte mish në kushte skandaloze dhe që më pas produktet i shiste duke rrezikuar jetën e qytetarëve, është gjobitur me 2.2 milionë Lekë, si dhe është bllokuar akitiviteti tregtar.

Artikulli paraprakDRAFTI/ CENSUSI I RI NË 2020, KUSH GËNJEN DHE NUK E PLOTËSON GJOBË 100 MIJË LEKË
Artikulli tjetërVRAU 55-VJEÇARIN ME THIKË, ARREST ME BURG PËR ALFRED PLLUMBAJ