Një takim informues mbi programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë dhe skemën pilote rajonale të granteve u mbajt këtë të martë në Shkodër.

Programi i financuar nga Agjesitë Austriake dhe Zvicerane për Zhvillim lançuan thirrjen për aplikim në kuadër të kësaj skeme.

Kjo e fundit synon të mbështesë projektet infrastrukturore dhe të përmirësojë kapacitetet rajonale dhe lokale.

Takimi kishte dy aspekte të rëndësishme, qartësimin e qasjes për hartimin e Planit Strategjik, si dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të reja për zhvillimin rajonal.

Skema pilote rajonale e Granteve sunon gjithashtu të kontribuojë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë, duke pasqyruar praktikën e mirë të BE-së për këtë lloj instrumenti.

Kjo skemë ka një fond të përgjithshëm prej 822 mijë eurosh, dhe ndahet në katër zona zhvillimi rajonal në të gjithë Shqipërinë.

Artikulli paraprakSHKODËR, RASTE TË REFUZIMIT TË AZILIT
Artikulli tjetërTREGU I HARRUAR I BAGËTIVE NË SHKODËR