Nga sot Skënder Gjinushi nuk do jetë më kryetar i Partisë Social Demokrate. Në mbledhjen e sotme të KQZ u vendos që emri i tij në në kryes të PSD të zëvendësohet nga Ëngjëll Bejtaj.

Largimi i Gjinushit nga partia që drejton prej vitesh vjen pas zgjedhjes si kryetar i Akademisë së Shkencave. Ai kishte paraqitur dorëheqjen nga ky post katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.

Ëngjëll Bejtaj është mjek në profesion dhe ka mabjtur postin e shefit te Shërbimit të Kirurgjisë pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”. Më herët ai ka qenë deputet në radhët e Partisë Social Demokrate.

Njoftimi i KQZ
Për shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e emrit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë z. Skënder Gjinushi”. KQZ vendosi zëvëndësimin e emrit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, z. Skënder Gjinushi me emrin e personit të kooptuar, z. Engjell Bejtaj.

Artikulli paraprakADEMI-RAMËS: DERI TË SHTUNËN LIVADHIS I LIRË, PASTAJ NUMRIN E QELISË ZGJIDHE VETË
Artikulli tjetërSOT NISIN PROVIMET/ MATURANTËT TESTOHEN PËR NJOHURITË E GJUHËS SË HUAJ