Ditën e sotme maturantët do i nënshtrohen provimit të parë, që është gjuha e huaj. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë dy orë e gjysmë.

Në orën 08:00 maturantët duhet të paraqiten në gjimnazet përkatëse me një mjet identifikimi me vete. Janë rreth 36,134 maturantë që sot do të japin provimin e gjuhës së huaj.

5 ditë më vonë maturantët do të bëjnë testin e gjuhës shqipe e letërsisë dhe më 17 qershor do të jetë testi i radhës.

Më 24 qershor, provimet e maturës shtetërore përfundojmë me lëndën me zgjedhje, që ndryshe nga matura e shkuar këtë vit do të jetë vetëm 1 dhe jo 2.

Risi këtë vit do të jetë edhe korrigjimi. Pyetjet me alternativa do t`i besohen elektronikës.

Artikulli paraprakSKËNDER GJINUSHI LARGOHET NGA PARTIA SOCIAL DEMOKRATE
Artikulli tjetërTË RINJTË SHTRIHEN NË PARLAMENT