Skënderbeu u rendit i pari në kampionat nën kuotën e 79 pikëve i ndjekur nga Partizani në vendin e dytë me 75 pikë.

Skuadra e Skënderbeut është shpallur kampion i Shqipërisë për të gjashtin vit rradhazi pas fitores së arritur në Vlorë kundër Flamurtarit me rezultatin 0-2. Korcarët e nisin vrullshëm takimin duke shënuar në fillimin e ndeshjes me anë të Latifit në minutën e 8-të. Pjesa e parë përfundon 0-1 dhe “Ujqërit e Dëborës” shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes. Më pas në fillimin e pjesës së dytë Skënderbeu gjen dhe golin e qetësisë. Në minutën e 50-të, Plaku dyfishon rezultatin dhe korcarët i afrohen titullit. Ndërkohë në anën tjetër Partizani nuk ka arritur të fitojë në Tiranë kundër Teutës. Demat u munden 1-2. Golin për të kuqtë e shënoi Xhevair Sukaj në minutën e 36-të ndërsa për durrsakët shënuan Lamce në minutën e 73-të dhe Hila në minutat shtesë. 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVLLAZNIA-BYLIS, KALAJA I JEP FITOREN SKUADRËS SHKODRANE
Artikulli tjetërPROKURORIA E SHKODRËS URDHËRON NDALIMIN E DISA PUNONJËSVE TË QENDRËS SË FËMIJËVE