
Sapo ka marrë mandatin e tij të përkohshëm si ambasador i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka nisur punën. Ai është takuar sot me kryeministrin Edi Rama.
‘Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasodri Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë me synimin. Për konsolidimin e progresit të arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt e ardhshëm dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE- së.’, shkruan në rrjetin social X Zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Në këtë takim veçohet se u diskutua për përgatitjet e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.