Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar sot të gjtiha gratë për festën e tyre.

“Gratë e mrekullueshme të këtij vendi, janë shtyllat që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë. Nderimi dhe falenderimet për to janë për të gjithë jetën!

Unë dhe Armanda ju përcjellim të gjitha grave shqiptare urimet më të mira në këtë ditë!

Gëzuar Ditën tuaj nëna, motra, bija!”

“Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi,” shkroi Rama.

“Çdo 8 mars një urim nga zemra shkon për të gjithë zonjat shqiptare. Gratë e mençura dhe të forta, të vuajtura dhe guximtare. Ato që për çdo ditë janë nëna të dashura dhe të dhimbsura, familjare të shkëlqyera, profesioniste të zonja e gjithmonë të palodhura,” shkroi Alibeaj.

“Gëzuar 8 Marsin nëna ime!
Je burim lumturie dhe force në gjithë jetën time!” shkroi Meta me një foto të nënës së tij.

Artikulli paraprakJU PRET NJË DITË NERVOZE NË DASHURI, ÇFARË THONË YJET PËR JU
Artikulli tjetërBURRAT NË SHQIPËRI KANË ‘PUSHTETIN’ MBI PARANË E BIZNESIN, GRATË PO RRISIN PESHËN NË POLITIKË