Sot dhe nesër do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut samiti i nismës Ballkani i Hapur, i cili do të mbahet në Ohër.

Kësaj here do të mbahet në Ohër, veç tre shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve që e kanë refuzuar deri më tani iniciativën, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Nga Presidenca e Serbisë, kanë njoftuar se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, do të takohet ndër të tjera edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovi֛ dhe kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltijn.

Kosova ka refuzuar në vazhdimësi ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshëm.

Në fakt, Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina ndërruan mendje javët e fundit. Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se nuk sheh asnjë të keqe nga kjo iniciative, ndërkohë të hënën, Talgetija u shpreh me nota shumë pozitive për këtë nismë, duke e quajtur “iniciativë për forcimin e lidhjeve në Ballkanin Perëndimor.

Artikulli paraprakSHENDETI – PSIKOLOGJIA E NJE POPULLI NE KOHE LUFTE
Artikulli tjetërBERISHA ME BIZNESIN E VOGËL: PROGRAMIN E QEVERISË SË ARDHSHME DHE PAKETËN FISKALE DO TA HARTONI JU