Ndërsa sot do të firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italianë, kryeministri Rama shkruan se do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj. Po ashtu përfitues janë edhe italianët që jetojnë në vendin tonë.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakDITË ME DIELL DHE KTHJELLIME, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërVENDI NË “TERR” STATISTIKOR, DATABAZA E INSTAT JASHTË FUNKSIONIT, EKSPERTËT: SULMET PO MASIVIZOHEN