Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në orën 10:00. Në Kuvend pritet të miratohet akti normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit.

Nëpërmjet këtij akti qeveria kompenson ndërtuesit e kontratave publike nga 5-30% për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut.

Por opozita ka kundërshtuar kompensimin e çmimeve. Sipas deputetes demokrate Grida Duma nga ky akt përfitojnë njerëz me rekorde kriminale, ndërsa 8 prej pronarëve të kompanive janë nën hetim.

Artikulli paraprakSHTYPI I DITËS 30 QERSHOR 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT
Artikulli tjetërSEZONI I RI/ SUPERKUPA NË DHJETOR, SUPERIORJA STARTON NË 20 GUSHT