Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, pas prononcimit që bëri pak më herët ish-kryeministri Sali Berisha. Kryedemokrati theksoi se ndihet i trishtuar për atë që ndodhi dje e ese shtoi se qëllimi i vetëm i Sali Berishës është që PD ta marrë në mbrojtje në betejën personale ndaj SHBA.

“Sot është një ditë bilanci i të djeshmes tragjike për demokratët e shqiptarët dhe ndonëse ndahem këtu prej pothuajse pa pushim nga ngjarja nuk mund të ndaj asgjë tjetër me demokratët dhe të gjithë shqiptarët veçse trishtimit të thellë nga ajo që ka ndodhur dje.

Sot nuk është ditë për të qeshur siç bëri ai që ishte pak përpara. Sot nuk është ditë për të vallëzuar nga rrënojat e dhunës të një agresioni që s’ka asgjë të përbashkët me demokratët. Është një ditë për të përsëritur atë që kemi thënë prej kohësh.

Qëllimi i vetëm i Sali Berishës është qëllimi i vetëm që ka thënë se nëse PD nuk e merrte në mbrojtje, PD s’duhet të ekzistonte. Ai u përpoq për 4 muaj me radhë të manipulonte qytetarët. Kryesia, qëndruan fort për vlerat tona, që fati personal i një personi i shpallur i pa dëshirueshëm nga partneri ynë strategjik. Ndaj sot nuk kam dhe s’mund të kem buzëqeshje në fytyrë”, tha Basha.

Artikulli paraprak“I GJUANIN SIKUR KISHTE AUTOMATIK KAMERAMANIT TË FAX NEWS”, BERISHA: NARKOPOLICIA DONTE TA SHEMBTE, AI PO KRYENTE DETYRËN…
Artikulli tjetërBASHA: DHUNA EKSITON VETËM RAMËN DHE BERISHËN, POR KA PEZMATUAR GJITHË SHQIPTARËT. QËLLIMI IM DHE I BASHKËPUNËTORËVE TË MI, TË RINGREMË PD MBI KËTO RRËNOJA