Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot nga selia e PD se dhunës së djeshme të policisë nuk i shpëtuan as mediat. Ai tha se kameramani i Fax News u gjuajt me topa uji ashtu si fotografi Felix Bilani.

“Ai patë ju këtu me ujë, rojet e Lulzim bravës, ujë mbi demonstruesit. Po të jetë për dhunë dhe terror ishte në anën tjetër. Po e prnaoj u thyen xhamat, u shkul porta e blinduar e cila nuk mund të ketë kurrë vend në një seli, përveç në zyrat e policive sekrete. Ju nuk duhet të pajtoheni me një situatë të tillë. A i patë trajtimet shtazore ndaj anëtarëve të mediave. Shko dhe merrni kameramanin e FaxNews, në krye të detyrës, sikur të kishte automatik, i gjuante me top ujë për ta shembur.
Çfarë po bënte, thjesht po filmonte, po kryente detyrën.

Shkoni takoni fotografin e njohur Felix Bilanin i cili desh ngeli pa frymë nga gazifikimi i tmerrshëm që i bënë. Atëherë kush është përgjegjësi këtu, Felix Bilani apo Lulzim Brava. Kush është përgjegjësi këtu, kameramani që bënte detyrën në kushte të vështira?”, tha Berisha.

Artikulli paraprakFAMILJA UDHËTON 260 KM PËR TË VIZITUAR KALANË “ROZAFA”
Artikulli tjetër“SOT NUK BUZËQESH DOT, DITË E ZEZË PËR DEMOKRATËT E SHQIPTARËT”, BASHA: BERISHA DËSHMOI QË QËLLIMI I VETËM ËSHTË QË PD TA MARRË NË MBROJTJE!