Dita e sotme është ndër më të nxehtat e kësaj jave ndërsa termometri mund të arrijë deri në 40 gradë Celsius.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla se si mund të kemi kujdes gjatë temperaturave të larta.

-E rëndësishme është që të shmangni lëvizjen në orët e pikut.

-Ecni në hije dhe shmangni lëvizjet e panevojshme.

-Nëse keni zgjedhur që sot të shkoni në plazh, mos qëndroni gjatë ne diell. Ekspozimi në diell në orët më të nxehta dëmton lëkurën. Përdorni krem dielli për fytyrën dhe lëkurën, rekomandohet 50 plus SPF.

-Personat me probleme kardiake duhet të reduktojnë maksimalisht diellin për shkak të ngritjes së presionit të gjakut.

-Përdorimi i kondicionerit në vapë, që nuk rekomandohet të ketë gradim më shumë se 22 gradë. Duhet evituar kondicioneri, veçanërisht kur fëmijët janë të ekspozuar përballë tij.

-Vishni rroba të lehta, përdorni syve dielli dhe kapele.

-Pas qëndrimit në një vend me temperaturë të lartë, është mirë të bëjmë një dush me ujë të vakët.

-Konsumoni sa më shumë ujë dhe lëngje.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK, PUSHUESIT NË PLAZHIN E VELIPOJËS: E MBAJNË PASTËR, JANË SHTUAR HAPËSIRAT PUBLIKE
Artikulli tjetërPAK PARA VOTIMIT NË KUVEND PËR ARRESTIMIN E TIJ, REAGON ARBEN AHMETAJ