Sektori i biznesit do t’i ketë dyert e hapura në bashkinë Shkoder dhe do të jem një zë i fortë për t’ju krijuar të gjitha lehtësitë e mundshme që lejon ligji, por edhe duke investuar për të përmirësuar shërbimet ndaj jush.

Ky ishte mesazhi që përcolli në takimet e tij me biznesin e vogël në tregun e Zdrales, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Shtëpia e lirisë” Bardh Spahia. Ai u njoh nga afër me problematikat që ato hasin, ku një prej shqetësimeve më të mëdha është mungesa e fuqisë blerëse dhe rritja e taksave nga ana e qeverisë.

Tregjet do të jenë një prej pikave ku do të ndërhyjmë me plane konkrete investimesh për të përmirësuar gjendjen e tyre, që tregtarët dhe blerësit të marrin shërbimin e merituar shtoi Spahia.

Kandidati Spahia mori mbështetje masive nga tregtarët e Zdrales, të cilët shprehen bindjen se në 6 Mars kandidati Bardh Spahia dhe koalicioni “Shtëpia e lirisë” do të jetë fituesit e bashkisë Shkoder.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“TEPE” DHE “MARK LULA” DO TË VOTOJMË PËR MAJLINDA ANGONIN
Artikulli tjetërANGONI MERR MBESHTETJEN E BANORËVE TË BARDHAJVE