Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në rajonin 1, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia ju kërkoi banorëve të Shkodrës të mos gënjehen nga ata që tentojnë ta shesin kandidatin e Edi Ramës si të pa parti.

Mbështetja masive e shkodranëve ndaj alternativës tonë, është shpresë për të ardhmen e Shkodrës dhe Shqipërisë tha Spahia, i cili e sheh 14 Majin si sinjalin e parë të ndryshimeve politike që do të ketë vendi. Kandidatët për këshillin bashkiak dhe qytetarët e këtij rajoni shprehen bindjen se fitorja e thellë e kandidatit Spahia është e padiskutueshme.

Në 14 Maj Shkodra do të kurorëzojë fitoren historike të koalicionit “Bashkë Fitojmë” tha në fjalën e tij mbyllëse kandidati Bardh Spahia.

Artikulli paraprak’14 MAJI’/ MESAZHI I KIM: KA RAPORTIME PËR BLERJE VOTASH, TË MERREN MASA PËR PARTITË
Artikulli tjetërBECI: MBËSHTETJE PËR ZHVILLIMIN E SPORTEVE