SPAK për herë të parë rrezon OFL duke hequr sekuestron për një banesë të sekuestruar në kushtet e emergjencës.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka hequr masën e sekuestros të vendosur të kushtet e emergjencë për një banesë njëkatëshe në lagjen Skënderbeg në Shkodër, e cila ndodhet në emër të Aldo Manishtës.

Sipas SPAK banesa njëkatëshe e Aldo Manishtës është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ dhe nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.

Nga të gjitha pronat e sekuestruara deri më tani nga operacioni ‘Forca e Ligjit’ kjo është prona e parë që SPAK e heq nga lista dhe nuk e çon atë për vendim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit.

Vendimi i SPAK për anulimin e sekuestros ndaj shtëpisë së mikut të Doçajve u morë më 22 shkurt, ndërsa sekuestrimi i pronës së Manishtës është bërë nga OFL me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu më datë 4 shkurt.

Aldo Manishta është i shpallur në kërkim nga policia si pjesë e bashkëpunëtorëve për rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës.

Ai u rrëmbye më 17 janar 2020 dhe përmes pamjeve filmike në kompleksin ‘Golden’, policia provoi vrasjen e tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj nga Shkodra. Ndërsa Altin Hajri. Aldo Manishta dhe te tjere jane ende në kërkim nga autoritetet.

Artikulli paraprakPAGOI GRUAN E TIJ PËR “PUNË TË RREME”, ISH-KRYEMINISTRI FRANCEZ RREZIKON 10 VITE BURG
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN NË HANIN E HOTIT, 385 KG MALLRA NDIHMË HUMANITARE