Kushtet e rënda në Sanatoriumin e Shkodrës kanë detyruar drejtuesit që të zhvendosin pacientët në spitalin rajonal në katin e tretë dhe të katërt. Pacientët me sëmundje të ndryshme janë transportuar mëngjesin e sotëm, por në kushte skandaloze.

Të sëmurët janë transportuar me ambulancë, ndërsa dyshekët, shtretërit dhe pajisjet e tjera me dumdum. Të ndërgjegjshëm për kushtet skandaloze në të cilat po bëhej transporti, drejtuesit nuk kanë lejuar mediat që të filmojnë duke larguar gazetarët. 

Drejtori i Spitalit deklaroi se “nisur nga amortizimi i godinës kemi vendosur zhvendosjen e këtij spitali pranë spitalit rajonal Shkoder. Pacientet me tuberkuloz do të sillen në Tiranë”

Artikulli paraprak3 MUAJ NGA MBYLLJA E MARKATËS SË RUSIT
Artikulli tjetërPUNËKËRKUESIT DETYRIM FORMIMIN PROFESIONA