Prokuroria e Lezhes merr te pandehur vellain e deputetit te PS dhe 2 persona te tjere

Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale nr. 332 të vitit 2024, në lidhje me kultivimin e bimeve narkotike në zonen e Kashnjetit, ku janë marrë të pandehur 3 përsona. Ata jane Armando Ndreca, Armel Nikdukaj dhe Elvis Spellzaj, ku ndaj te cileve jane ngritur akuzat “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.Seanca paraprake gjyqësore do të zhvillohet në ditët në vijim nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili do të vendosë për kërkesen e prokurorisë. Sipas dosjes hetimore të prokurorisë 3 përsonat në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin përshtatur një stan për kultivimin e drogës, ku nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.Goditja e ketij rasti te kultivimit te bimeve narkotike erdhi, pas informacioneve te siguara ne rruge operative nga policia nen drejtimin e prokurorise se Lezhes, ky kryen dhe operacionin.

Artikulli paraprakTRUSH, 280 KRERË ME MURTAJË DO TË ASGJËSOHEN
Artikulli tjetërBALLA NGA STRASBURGU: ZYRA E PARLAMENTIT EVROPIAN QË DO TË HAPET NË TIRANË