Rezultatet e fundit të Vllaznisë ishin në fokusin e emisionit “Star Sport”, që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Star Plus. Të ftuarit në studio, Bujar Qamili dhe Edmond Doçi, komentuan rreth ndeshjes së fundit të ekipit kuqeblu. Megjithatë, e veçanta e kësaj puntate të këtij emisioni ishte se “Nderi i Kombit”, Bujar Qamili, solli për herë të parë një sekuencë nga kënga e re që ai i ka dedikuar Vllaznisë.

Në këtë emision, hapësirë kishte edhe basketbolli i meshkujve, ekip që renditet në vendin e dytë në kampionat, ku i ftuar në studio ishte zv/trajneri i Vllaznisë, Antonio Shabani.

“Star Sport” në javët në vijim do të jetë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.

Artikulli paraprak“DREJTËSI PËR FIRMAT E FALSIFIKUARA”
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET 37-VJEÇARI PËR PESHKIM TË PALIGJSHËM