Ka startuar ne Lezhe festivali i Dancit i cili do te mbahet në kete qytet per dy dite me radhe. Grupe nga qytete te ndryshme te Shqiperise dhe atyre nga Kosova kane sjelle ne skenen e pallatit te kultures “Ded Ndue Lazri” performanca te jashtezakonshme duke terhequr vemendjen e publikut i cili e priti me duatrokitje.

Ky aktivitet qe vjen si risi ne Lezhe nga Qendra Kulturore e Femijeve “Gjergj Lacaj” dhe akademise se dancit “Lissus Dance” me koreografe, Rudina Demaliaj, ngjiti ne skene pjese koreografike qe prekin perditshmerine, realitetin, deshirat dhe endrrat e femijeve.

Nata e dyte premton te tjera performanca te ketyre grupeve dhe gjithçka per diten boterore te dancit, por me synimin per ti dhene Lezhes edhe nje tjeter aktivitet qe do te mbetet tradite. Bashkia Lezhe ishte mbeshtetesja e ketij festivali qe gjelleroi qytetin kete fundjave.

Artikulli paraprakBISEDË RRETH POETIT ARSHI PIPA NË MUZEUN HISTORIK
Artikulli tjetërVLLAZNIA E FEMRAVE E MBYLL NË VEND TË PARË