Militantë të Partisë Demokratike janë mbledhur nga qarqe të ndryshme të vendit përpara Kuvendit për të protestuar kundër qeverisë dhe politikave qeverisëse.

Të pranishëm në protestë shihen të moshuar, banorë të kryeqytetit, një numër i kufizuar studentësh protestues dhe një pjesë e banorëve të ‘Unazës së Re’.

Militantët e Partisë Demokratike, sikurse ka njoftuar vetë kjo e fundit, kanë ardhur në Tiranë nga Fieri, Shkodra, Dibra, Vlora, Selenica e Himara, Gjirokastra dhe Korca.

Protesta eshte zhvilluat paralelisht me seancën plenare, ku opozita është rikthyer pas pesë muajsh duke thyer kështu bojkotin disa mujor e duke shpëtuar mandatet e saj.

Rikthimi i opozitës në parlament është shoqëruar me provokimin e një incidenti, ku deputeti i PD, Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë dhe një top boje në drejtim të kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit po fliste nga foltorja për protestën e studentëve dhe rikthimin e opozitës.

Nga ana tjetër, protesta e studentëve për plotësimin e tetë pikave vijon tashmë prej më shumë se dy javësh. Shumica e tyre vijon të refuzojë dialogun me kryeministrin Edi Rama,

ndonëse ky i fundit publikoi dje “Paktin për Universitetin”, si demonstruese të planit konkret të qeverisë për të plotësuar pikat e kërkuara nga studentët.

E megjithatë, ka edhe nga ata studentë që pas publikimit të “Paktit për Universitetin” kanë deklaruar se protestës së tyre do t’i japin fund ditën e nesërme (21 dhjetor) për t’u rikthyer në muajin janar.

Një student ka komentuar tentativën e deputetit Endri Hasa në Kuvend, i cili ka tentuar të qëllojë me vezë në emër të studenteve kryeministrin Edi Rama në foltoren e Kuvendit.

“Shumë mirë e ka bërë deputeti që ka qëlluar Ramën me vezë. Besoj se çdo student do donte të hidhte vezë ndaj Ramës sepse po tallet me monologjet që po bën”- tha studenti.

Artikulli paraprakSTAR TREND – CENTURY 21 FUTURE
Artikulli tjetërNIS RIPARIMI I URËS SË RE TË BUNËS