Studentët e universitetit të Shkodërs “Luigj Gurakuqi” janë bërë bashkë në fushatën vullnetare te dhurimit të gjakut që u zhvillua në fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Këto sasi gjaku shkojnë për personat që vuajnë nga sëmundja e Talasemisë, por në disa raste edhe për pacientët që vuajnë nga kanceri. Vera Gjinaj, koordinatorja e Kryqit të Kuq dega Shkodër bën të ditur se ka një rritje të interesit të të rinjve për të dhuruar gjak në fushata të ndryshme.

Koordinatorja bën të ditur se sasitë e gjakut të mbeldhura nga fushata në Shkodër shkojnë në ndihmë të personave të sëmurë në të gjithë vendin.

Koordinatorja bën të ditur se nevoja për sigurimin e gjakut përmes studentëve është e vetmja mënyrë për të siguruar këtë sasi në masë, pasi Banka e Gjakut në Tiranë nuk arrin të përmbush të gjitha kërkesat për furnizmin me gjak të të gjithë pacientëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.