Studentët do të mblidhen sërish sot për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Si çdo ditë, ata kanë njoftuar se do të mblidhen në 8.30 pranë fakulteteve të tyre dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë.

Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë.

Por ndërkohë që me kryeministrin nuk pranojnë dialog, kanë edhe një mesazh për dy liderët e tjerë, Basha dhe Kryemadhi që mos t’i afrohen protestës së tyre.

Artikulli paraprakPRENGA MPOSHT ME NOKAUT BOKSIERIN SUEDEZ, SPEKTAKËL NË SYTË E SHQIPTARËVE NË KANADA
Artikulli tjetërÇFARË PO NDODH? BIE “BRESHËR” DOLLARËSH NË NJË LAGJE TË VARFËR