Boksieri shqiptar Kristian Prenga nuk di të ndalet. 27-vjeçari i lindur në Mirditë mbrëmë ka mposhtur me knock-out boksierin senegalez që lufton për flamurin e Suedisë, Aldo Colliander.

Në këtë përballje për peshat e rënda të mbajtur në Kanada, Prenga ishte superior pothuajse përgjatë gjithë sfidës. Pika kulminante ishte nokauti që i dha shqiptarit fitoren e 9 në 10 ndeshjet e tij në boksin profesionist.

Ajo që e bën edhe më të madhe këtë fitore është se kundërshtari i Prenges, Colliander vinte pas 17 ndeshjesh të zhvilluara, ku numëronte 15 fitore dhe dy humbje.

Kristian Prenga ndjeu edhe mbrëmë mbështetjen e komunitetit shqiptar që jetojnë në Toronto dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilëve u dedikoi edhe fitoren.

Artikulli paraprakBOJKOTI I OPOZITËS, BASHA: JAM GATI T’I DJEGIM MANDATET
Artikulli tjetërSTUDENTËT NUK NDALEN, SOT SËRISH PROTESTA. KANË NJË MESAZH EDHE PËR POLITIKËN