Përjetimet e kaluara në luftën e Kosovës nga poetë e shkrimtarë shqiptarë të Kosovës vijnë në një studim letrar të titulluar “Memorie dhe Traumë” i autores Blerina Rogova Gaxha. Shkrimtarja e cila ishte e ftuar në bibliotekën “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës për të folur rrethe këtij libri thotë se kjo letërsi është e para e këtij lloji për të dëshmuar edhe memorien kolektive të luftës përmes letërsisë.

Studiesja Ermira Ymeraj u shpreh se përdorimi i imazheve të forta letrare shpërthen nga një kujtesë e dhimbshme dhe traumatike në këtë vepër studimore të autores.

Ndërkohë studiuesja Ermira Alija e cilëson një vepër kolosale librin “Memorie dhe Traumë”.
Libri “Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-99 në letërsinë shqipe në Kosovë” ndahet në njëmbëdhjetë kapituj, secili një përmbledhje e punimeve letrare nga autorë, shkrimtarë e poetë të shumtë.

Artikulli paraprakSHKODËR, DREJTONTE MJETIN NË GJENDJE TË DEHUR, ARRESTOHET 26-VJEÇARI
Artikulli tjetërSTUDIO E HAPUR – 9.1.2024