“Azilantët që riatdhesohen çdo ditë edhe në qytetin e Shkodrës nuk kanë të ardhura si dhe as nuk mund të gjejnë më punë si më parë”.

Këto janë rezultatet e një studimi të realizuar nga studentët e fakultetit të shkencave sociale pas pyetësorëve të realizuar me azilantë që janë kthyer nga vendet e Europës. Nga studimi shumë prej azilantëve që janë riatdhesuar kanë humbur edhe shtëpitë e tyre dhe jetojnë me qera në kushte të vështira. Studimi “Riatdhesimi i azilantëve dhe sfidat e riintegrimit” ishte pjesë e konferencës studentore “Në kërkim të dijes” e realizuar para pak ditësh në fakultetin e shkencave sociale në Shkodër.

Artikulli paraprak“SHPJEGIMI I DYZET E DY THËNIEVE PROFETIKE”
Artikulli tjetërNIS MUAJI I RAMAZANIT, ORGANIZOHET “SOFRA TRADICIONALE E YFTARIT”