Myftinia Shkodër organizoi, promovimin e librit me titull: “Shpjegimi i dyzet e dy thënieve profetike”, nga i nderuari Imam Didmar Faja.

Në këtë promovim morën pjesë intelektualë të qytetit, mësues të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, imamë e teologë, familjarë e të afërm të autorit, miq e dashamirë të librit, që kishin tejmbushur sallën e aktivitetit në fjalë.Një vështrim mbi librin dhe vlerat e tij, ishte referati i mbajtur nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari. Me shumë kënaqësi u prit fjala e autorit, i cili u ndal te katër pika të rëndësishme, që e shtynë drejt kësaj vepre plot dobi. Imam Didmar Faja foli edhe për sfidën e mosdijes dhe keqleximit dhe keqinterpretimit të fesë, por edhe për numrin e madh të perëndimorëve që po hyjnë në Islam, sidomos pas leximeve të thelluara dhe bindjes se realitetet e sotme ku dër Islamit, nuk kanë lidhje me thelbin e fesë, as me vërtetësitë e tij.

Artikulli paraprakMYFTIU I SHKODRËS, NË “TONIGHT STAR PLUS”
Artikulli tjetërSTUDIMI: AZILANTËT PAS RIKTHIMIT HUMBIN PUNËN DHE TË ARDHURAT