Një gol i Vucajt që në fillim të takimit dhe më pas dygolëshi i Sukajt kanë bërë që kuqeblutë të regjistrojnë një fitore të çmuar në shtëpi, duke hedhur një hap drejt shpëtimit, por njëherësh duke i dhënë një goditje të rëndë kuqezinjve vlonjat.

Sulmuesi shkodranë Xhevahir Sukaj ka qenë autori i dy golave të shënuar në ndeshjen ndaj Flamurtarit. Pas përfundimit të këtij takimi Sukaj u shpreh se për Vllaznine më e rëndësishme ishte marrja e tre pikëve.

Sa i përket përgatitjes së tij fizike dhe a është në formë optimale sulmuesi kuqeblu shprehte se po mundohet maksimalisht por akoma nuk ka arritur aty ku duhet.

Pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia – Flamurtari të gjithë tifozët në stadium e duartrokitën për golat që dhuroi dhe Sukaj u shpreh se ai me këtë publik është rritur. Ndërkohë sa i përket ndeshjes së javës së ardhshme ndaj Kamzës Sukaj shprehet.

Artikulli paraprak“DASHAMIRËSET E LIBRIT”
Artikulli tjetërSITUATA E PËRMBYTJEVE NE SHKODER