Një 52 vjeçar është sulmuar me tritol nga dy shtetas.Sasia e tritolit është vendosur në mjetin e tij tip ‘Varinksi’ që e kishte të parkuar në fshatin Bruçaj në zonën e Dukagjinit.

Fatmirësisht mjeti ndodhej i parkuar dhe në momentin e shpërthimit të eksplozivit nuk ndodhej askush brenda tij.Menjëherë pas ngjarjes atje ka mbërritur policia vendore e Shkodrës duke nisur hetimet e para.

Në pak kohë është arritur të identifikohen autorët e kësaj ngjarje. Sipas policisë janë shtetasit E. K., dhe R. K., 38 dhe 50 vjeç të cilët dyshohen si autor të kësaj ngjarje.

Pas identifikimin forcat e policisë po punojnë për gjetjen dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar për vendosjen e eksplozivit në mjetin e shtetasit Gj. G., 52 vjeç.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në Bruçaj duke qenë se ende janë të paqarta arsyet e vendosjes së tritolit.

Ja njoftimi i Policisë Shkodres:

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit E.K., dhe R.K., vjeç 38 e 50, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në fshatin Bruçaj, i kanë dëmtuar me lëndë eksplozive mjetin e punës tip “Varinksi”, shtetasit Gj.G., vjeç 52, banues në Shkodër. Punohet për kapjen e E.K., dhe R.K. Nenet 152 e 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakTERMETET KRYESORE QE KANE GODITUR SHKODREN
Artikulli tjetërKALI PËRPLASET ME “OPELI”-IN, PLAGOSET SHOFERI