Termeti i qershorit 1905 ne Shkoder (Zerzelja)
Ky termet ishte i fuqishëm me intensitet 9 ballë dhe sipas literaturës sizmologjike u rregjistrua më 1 qershor 1905 në orën 05.42 dhe ka zgjstur 10-12 sekonda.Ishte më i fuqishëm se ai I vitit 1885 që rrënoi Bushatin,Jubanin,Kosmaçin,Vaun e Dejës, dhe dëmtoi mjaft Shkodrën, Karmën,Dushmanin,Toplanën e Bruçin.

Tërmeti i 1905-ës ka përfshirë Shkodrën,Bahçallekun të cilin thuajse e ka rrafshuar,Berdicën e Trushin, dhe ka rrafshuar Kosmaçin, Beltojën,Barbullushin e Oblikën. Ne Shkodër u shkatërruan plotësisht 1500 shtëpi dhe u dëmtuan rëndë të gjitha shtëpitë e tjera të qytetit,duke gjetur vdekjen rreh 200 vetë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën.

Pas 1 qershorit 1905 janë rregjistruar 650 lëkundje të ndjeshme ku më e forta ka qenë ajo e 3 qershorit 1905 me intensitet 8 ballë që dëmtoi rendë Lezhen,Ulqinin,Tivarin,Podgoricën dhe Tuzin . Tërmeti i 1905 në Shkodër ështëjohur me emrin “zerzele”.

Tërmetet që mbahen mend në Shkodër, e që janë tranmetuar nga brezat kanë qenë ai i 2 dhjetorit 1937, i gushtit 1852 dhe ai i 16 korrikut 1855.Tërmete të jerë në Shkodër pas atij te 1905-ës kanë qene dhe me 25 janar 1908 me fuqi 6 ballë, më 26 mars 1932 m fuqi 6 ballë,5 dhjetor 1933 po 5 ballë,dhe 11 janar 1945 me fuqi 5-6 ballë.

I fuqishëm ka qenë dhe ai i 27gushtit 1948 ora 10.44”me fuqi 8 ballë që preku Nënshkodrën,Shkodrën,Bahçallekun e Trushuin, ku pati 1 të vdekur e 21 të plagosur .Më 17 janar 1953 u dëgjua një tërmët me intensitet 6-7 ballë në Bushat.

Tërmeti i 15 prillit 1979 kishte epiqender lumin Buna e liqenin e Shkodrës she solli 40 të vdekur e dhjetra të plagosur.U rrafshua fshati Pentar dhe lagjia Bahçallek,si dhe dëme pati dhe ne qytetin e Shkodrës, Oblikë, Velipojë dhe pjesërisht në Lezhe..

Artikulli paraprakVIDHET TURISTI ÇEK ,ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërSULM ME EKSPLOZIV NË DUKAGJIN, DËMTOHET NJË MAKINË