Sulmet ajrore – Viktima e fundit e pafajshme e luftës në Siri

Ky është momenti prekës kur një vajzë siriane e plagosur qan për babain e saj pas sulmut me bomba në vendin e saj të shkatërruar. Me lot në syt, e mbuluar me gjak, dhe me të prera në fytyrë, vajza e vogël e quajtur Aya kërkon të atin e saj teksa mjekohet nga infermierët. Doktorët në qendrën mjekësore në Talbiseh në Homs i heqin gjakun nga fytyra gjakun Aya-s së vogël ndërsa sytë e saj kërkojnë nëpër dhomë të atin. Qyteti u godit katër herë nga sulmet ajrore, dy persona mbetën të vdekur ndërsa shumë u plagosën, përfshi fëmijët dhe bebe. Sipas agjencisë lokale të lajmeve, Aya u ribashkua më vonë me të atin pasi përrfundoi mjekimin. Aya eshte femija i trete qe beri buje ne media pas lendimeve nga sulmet ajrore. I pari ishte Omran ne sediljen e ambulances dhe pas tij forcat e shpetimit qe nxorren foshnjen 9 muajshe nga rrenojat e nje ndertese.

Artikulli paraprakDRITERO AGOLLI BOTON LIBER TE RI ME POEZI NE 85 VJETORIN E LINDJES
Artikulli tjetërNDERIMI I TROSHANIT,KONFERENCA IPESHKVNORE:BEKIM PAS VUAJTJEVE