Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një takim me drejtuesit e sistemit bankar, është shprehur se pavarësisht tensionit dhe presionit të ditëve të fundit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta.

“Sistemi bankar është një shtyllë kurrizore e ekonomisë Shqiptare, që duhet të vazhdojnë aktivitetin normalisht, pa u cenuar. Pavarësisht tensionit dhe presionit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta.

Sistemi bankar është në funksion të biznesit dhe qytetarëve. Cenimi i tyre krijon problematika që kanë të bëjnë me veprimtarinë e të gjithëve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.

Unë ju falënderoj, garantoj kryeministrin, qytetarët, e bizneset, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë operimin siç ka vazhduar deri më tani. Do të donim të koordinomin sa më mirë punën, që të mos cenohen aktivitetet”, tha Sejko.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, 30 RASTE KËTË VIT ME KANCER GJIRI
Artikulli tjetërRIPAROHET “LAHUTA E MALCISË” NË LEZHË