Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë, që zyrtarët thonë se la 13 të vrarë,dhe dhjetra persona të tjerë u plagosën në sulmin e së enjtes kur një person përplasi një furgon mes dhjetra vetëve në qendër të Barcelonës. Policia tha se 10 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Në një deklaratë të lëshuar nga krahu mediatik i grupit ekstremist – agjensia e lajmeve Amaq – thuhet se sulmi i së enjtes u krye nga “ushtarë të Shtetit Islamik”. Në deklaratë thuhej se sulmi u ndërmor në përgjigje të thirrjeve të ISIS-it për ndjekësit e tij që ata të vënë në shënjestër vendet pjesëmarrëse pjesë në koalicionin i cili përpiqet të dëbojë grupin ekstremist nga Siria dhe Iraku. Deklarata nuk jepte hollësi të mëtejshme për personat që ndërmorën sulmin.

Artikulli paraprakTERROR NË BARCELONË: 13 TË VDEKUR DHE 80 TË PLAGOSUR, DY TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërSPANJË, POLICIA NDËRHYN NË KOHË PËR SULMIN E DYTË, VRITEN 5 TË DYSHUAR