Terrorizmi godet në zemër të Spanjës. Të paktën 13 persona humbën jetën ndërsa 80 të tjerë u plagosën pasi një furgon përplasi një grup kalimtarësh të cilët ndodheshin në qendër të Barcelonës, në zonën e famshme turistike Las Ramblas.

Presidenti i Katalonias konfirmoi në një konferencë prë median se dy persona janë arrestuar ndërsa 80 persona janë në spital. Pak minuta pas sulmit në një deklaratë të lëshuar nga krahu mediatik i grupit ekstremist – agjensia e lajmeve Aamaq – thuhet se sulmi i së enjtes u krye nga “ushtarë të Shtetit Islamik”. Furgoni ka ecur me shpejtësi në zonën e këmbësorëve duke marrë para njerëz ndërsa dhjetra të tjerë u fshehën nëpër dyqane e lokale. Hetimet u perqendruan tek nje sulm terrorist.

Mediat spanjolle raportojnë se nje dyshuar i përfshirë në sulmin terrorist është vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë në periferi të qytetit. Dëshmitarët thanë se kamioni përplasi njerëzit përpara se të ndalonte e më pas shoferi i kamionit zbriti dhe u largua në këmbë. Asnjëri prej dy të arrestuarve nuk është shoferi i furgonit, ndërsa policia konfirmon se njëri prej të arrestuarve është shtetas maroken ndërsa tjetri nga enklava spanjoll, Melilla ne veri të Afrikës.

Artikulli paraprakKTHEHEN AZILKËRKUESIT – GJERMANIA DEPORTOI 2000 SHQIPTARË NË GJASHTË MUJORIN E PARË 2017
Artikulli tjetërSULMI NË BARCELONË, ISIS MERR PËRGJEGJËSINË