Sulmi në Berlin, policia në kërkim të një tuniziani 21 vjeçar

Mediat gjermane raportojnë se policia është në kërkim të një 21 vjecari tunizian, i cili dyshohet se është shoferi i kamionit që u mori jetën 12 personave në tregun e Krishtlindjeve në Berlin. Një aksion i tillë është ndërmarrë pasi dokumentet e tij janë gjetur në kamion. Të përditshmet raportojnë se ky person i identifikuar si Anis A kishte arritur në Gjermani si refugjat, në 2012 kish qënë edhe në Itali ku iu ishte mohuar kërkesa për azil. Sipas policisë ai ka 8 identitete të ndryshme dhe emrat që ka përdorur janë Ahmed e Anis, e dyshohet se është i plagosur. Janë po mediat të cilat citojnë se kish lidhje me disa radikalë islamik të arrestuar në nëntor. “Jam relativisht i sigurt se ne me gjasë nesër ose në të ardhmen e afërt, do të jemi në gjendje ta kemi të dyshuarin e ri”, tha Andre Schulz, shef i Asociacionit të detektivëve kriminalë të Gjermanisë. Sipas tij, më shumë se 500 vetë kanë dhënë informacione për këtë ngjarje. Policia e Berlinit, fillimisht arrestoi një refugjat azilant 23 vjeçar nga Pakistani, por e liroi më vonë për mungesë të provave. Ndërkohë grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se sulmuesi ishte “ushtar i Shtetit Islamik”.

Artikulli paraprakPEPA: S’KEMI FRIKË NGA TIRANA, VLLAZNIA PËR FITORE
Artikulli tjetërATENTATE, GRABITJE, DROGË, E MAKINA LUKSOZE, ARRESTOHEN 9 TË ‘FORTËT’ E NIKLËS, MES TYRE DHE NJË POLIC